Arsenal shënjestron super mesfushorin argjentinas

Unai Emery duket se ka vendosur për lojtarin që e dëshiron në mesfushë dhe është fjala për Banegan.

Sport

20/09/2018 08:20

Emery dhe mesfushori kanë punuar së bashku tek skuadra e Sevillas.

Klauzola aktuale e lojtarit sillet rreth 20 milionë eurove dhe besohet se do të ishte transferi i duhur për trajnerin e “gunners”.

Kujtojmë se Arsenal ka ende dilema me Aaron Ramsey i cili nuk është i vendosur për kontratën e re./Lajmi.net/