Arsenal rikthen interesimin për yllin e Sevillas

Arsenal duket se do të rihapin bisedimet për të siguruar nënshkrimin me super yllin e Sevilla.

Sport

18/02/2019 18:15

Ever Banega është synimi i Arsenal për afatin kalimtar të verës, sipas raportimeve të “Mirror”, transmeton lajmi.net.

‘Gunners’ janë në kërkim të një mesfushori qysh nga janari, por ata e kishin të pamundur të sigurojnë një të tillë, si pasojë e mungesave financiare.

Emery e admiron Banegan, pasi e kishte trajnuar atë sa ishte pjesë e Sevillas, gjatë viteve 2014 – 2016.

Trajneri e kishte marrë lojtarin nga Valencia tek Sevilla në vitin 2014, dhe tani dëshiron ta ketë atë edhe tek Arsenal.

Dyshja kishin fituar dy herë Ligën e Evropës së bashku tek Sevilla, para se Emery të largohej drejt PSG-së.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvizjet e skuadrës londineze për shërbimet e argjentinasit. /Lajmi.net/