Arsenal po e transferon sulmuesin që kushton 80 milionë euro

Duket se Arsenal do ta marrë shumë seriozisht afatin e janarit.

Merkato

24/12/2018 09:14

Arsenal dëshiron ta shtoj edhe një sulmues në radhët e tyre, pasi tashmë ka një shënjestër.

Skuadra londineze po tenton ta transferoj Nicolas Pepe nga Lille, por që duhet të paguaj një shumë të majme, përcjell “lajmi.net”.

Arsenalit i është bërë e ditur nga skuadra franceze se duhet të paguaj 80 milionë euro nëse i do shërbimet e sulmuesit të Bregut të Fildishtë.

23-vjeçari ka shënuar deri më tani në këtë sezon 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime, duke e vënë Lillen të dytin në tabelën e Ligue 1. /Lajmi.net/