Arsenal përmbysë Leicesterin, regjistron fitoren e 10-të me radhë

Ndeshja mbyllëse e xhiros së nëntë në Premierligë mes Arsenal dhe Leicester ka përfunduar me rezultatin 3:1, në favor të Arsenal.

Sport

22/10/2018 22:49

Skuadra nga Londra nuk e nisi më së miri takimin, duke iu nënshtruar presionit të lartë të mysafirëve.

Arsenal e gjeti vetën në disavantazh në minutën e 31’ Hector Bellerin realizoi autogol, pas një aksioni mirë të nisur nga Chilwell.

“Gunners” filluan ta marrin vetën dhe nisën aksionet e një pas njëshme në kërkim të barazimit.

Ishte Mesut Ozil që shpërbleu mundin e skuadrës, kur në minutën e 45’ barazoi shifrat në 1:1, për ta dërguar skuadrën më të qetë në pushim.

Pjesa e dytë shfaqi krejt tjetër performancë të londinezëve.

Të përzgjedhurit e Emery ishin të pandalshëm. Zëvendësimi i Aubameyang bëri diferencën.

Sulmuesi nga Gaboni realizoi golin e epërsisë për Arsenal në minutën e 63’ pas asistimit të pranuar nga Ozil.

Vetëm tre minuta më vonë,ishte përsëri ish anëtari i Dortmund që konkretizoi asistimin e Lacazette për 3:1 dhe vulosi rezultatin e takimit.

Me këtë fitore, që është e dhjeta me radhë, Arsenal renditet në vendin e katërt dhe grumbullon 21 pikë, po aq sa Chelsea dhe dy më pak se liderët City e Liverpool. /Lajmi.net/