Arsenal përkujton viktimat e Chapecoense, shikojeni çfarë ndodh me Gabrielin (FOTO)

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel filloi të qante derisa përkujtoi bashkëkombësit e tij që humbën jetën tragjikisht në aeroplanin e rrëzuar të skuadrës braziliane Chapecoense.

Sport

01/12/2016 10:51

Gabriel filloi të qante derisa përkujtoi bashkëkombësit e tij që humbën jetën tragjikisht në aeroplanin e rrëzuar të skuadrës braziliane Chapecoense.

Mbrojtësi i Arsenalit ishte i prekur dhe nuk i rezistoi lotëve para gati 60 mijë tifozëve të pranishëm në stadium në duelin ndaj Southamptonit në EPF Cup, shkruan “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.

Qendërmbrojtësi ishte në mesin e atyre që në duar mbanin një transparent me mbishkrimin: “ForcaChape”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.