Arsenal pa dy futbollistë në derbi

Petr Cech dhe Laurent Koscielny do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit kundër Tottenhamit në White Hart Lane të shtunën.

Sport

03/03/2016 10:02

Arsene Wenger ka konfirmuar se Petr Cech dhe Laurent Koscielny do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit kundër Tottenhamit në White Hart Lane të shtunën.

Portieri Cech u dëmtua gjatë humbjes ndaj Swanseas me rezultat 2:1 të mërkurën. Kurse, Koscielny është duke u rikuperuar nga një lëndim por nuk pritet që të jetë i gatshëm për derbin e qytetit.

Cech u nis në sulm në fazën përfundimtare të ndeshjes kundër Swanseas por ndjeu dhimbje në këmbë derisa po kthehej tek porta e tij.

Lajmi është një goditje e rëndë për tifozët e “Gunners” që kanë ndjekur skuadrën e tyre duke pësuar një dëshpërim të madh në luftë për titull në Premierligë pas humbjeve të njëpasnjëshme nga Manchester United dhe Swansea.