Arsenal – Newcastle, vlerësimet e lojtarëve

Arsenali e mposhti Newcastlen 3:0 të hënën mbrëma në Emirates Stadium, duke e bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Më poshtë mund t’i shihni vlerësimet e lojtarëve të të dyja ekipeve.

Sport

29/04/2014 00:04

Arsenali tashmë me një këmbë mund ta shohë veten në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Gjiganti londinez e regjistroi një fitore të madhe të hënën mbrëma, duke e mposhtur Newcastlen me rezultat të thellë, 3:0.

Kjo nënkupton se ekipit të Arsene Wengerit i nevojitet vetëm edhe një fitore, për ta siguruar përfundimisht një vend në Top 4.

Në vazhdim mund t’i shihni vlerësimet e lojtarëve të të dyja ekipeve.

Arsenal: Szczesny 6, Sagna 7, Mertesacker 6, Koscielny 7, Monreal 6, Arteta 7, Ozil 7, Ramsey 9, Cazorla 6, Podolski 7, Giroud 6.

Newcastle: Krul 7, Coloccini 7, Williamson 4, Debuchy 6, Dummett 5, Sissoko 5, Anita 6, Gosling 3, Tiote 5, Gouffran 4, Remy 5.