Arsenal mposhti Milanin por ja çfarë ka bërë Wenger

Arsene Wenger është me këmbë në tokë, pasi për t’u kualifikuar, ai thotë se duhet luajtur edhe 90 minuta të tjera.

Sport

09/03/2018 07:27

Arsene Wenger thotë se Arsenali duhet të kryejë punët e mbetur në Emirates, aty ku do të zhvillohet sfida e kthimit javën e ardhshme.

Arsenali ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e parë në Europa League kundër Milanit (0-2), por Arsene Wenger është me këmbë në tokë, pasi për t’u kualifikuar, ai thotë se duhet luajtur edhe 90 minuta të tjera.

“Është fitore e rëndësishme natyrisht, pas javës jo të mirë që kishim. Por, nuk jemi kualifikuar. Duhet të përfundojmë punën në shtëpi. Jam i lumtur me shpirtin e treguar nga skuadra”, tha Wenger për BT Sport.