Arsenal me transferim të papritur për sezonin e ri

Arsenal e ka gjetur zëvendësuesin e Peter Cech.

Merkato

17/02/2019 18:01

Peter Cech bëri me dije javë më parë se do të pensionohet nga futbolli me të përfunduar ky sezon.

Portieri çek do të largohet nga Arsenali, pasi koha e tij si lojtar aktiv, ka përfunduar, përcjell lajmi.net.

Skuadra londineze dëshiron ta transferojë Nick Pope si zëvendësues të Cech nga Burnley.

Forma e tij në këtë sezon, ka impresionuar Arsenalin, që dëshiron ta transferojë atë në afatin kalimtar veror. /Lajmi.net/