Arsenal me transferim sensacional nga Serie A

Arsenal janë duke u përpjekur të joshin talentin e Romës, Cengiz Under, për t’u transferuar në Premierligë.

Sport

21/02/2019 10:32

‘Calciomercato’ shkruan se Arsenal i kanë paraqitur Romës një ofertë prej 30 milionë euro për reprezentuesin turk, përcjell ‘lajmi.net’.

Megjithatë, besohet se kjo ofertë është jashtë masës së vlerësimi të lojtarit që i bënë Roma, e cila do të kërkojë rritje të ofertës nga Arsenal.

Liverpool dhe Chelsea po ashtu raportohet të jenë të interesuara për nënshkrimin me 21 vjeçarin e talentuar.

Under është pjesë e Romës që nga viti 2017, dhe në 43 ndeshje ka shënuar 10 gola./Lajmi.net/