Arsenal me super përforcim të ri, çmimi 36 milionë euro (FOTO)

Arsenal kërkon një përforcim të madh nga Bundesliga.

Merkato

10/06/2017 14:27

Arsenal është favorit për transferimin e mesfushorit të Bayer Leverkusen, Hakan Calhanoglu.

Mediat turke raportojnë se klubi nga Bundesliga kërkon 36 milionë euro për shitjen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Calhanoglu është futbollist i pëlqyer shumë nga Arsene Wenger.

Ai kërkohet edhe nga Chelsea e Lazio. /Lajmi.net/