Arsenal me super përforcim nga Man City (FOTO)

Arsenal mund ta transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Merkato

10/09/2017 17:02

Arsenal kërkon një përforcim të madh nga Manchester City.

“Sunday Mirror” raporton se “Gunners” do të bëjnë përpjekje për transferimin e sulmuesit Raheem Sterling pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Sterling ishte përmendur si objektiv i mundshëm i Arsenalit edhe muajin e kaluar kur pritej që Alexis Sanchez të largohej në drejtim të “Citizens”, përcjell “lajmi.net”.

Manchester City mund të pranojë negociatat për shitjen e Sterlingut në fillim të vitit 2018. /Lajmi.net/