Arsenal me dy top transferime nga Serie A

Arsenal duket se po bëhet gati që të bëjë disa shpenzime të mëdha në afatin e verës.

Merkato

13/02/2019 10:26

Arsenal po mendon që t’i transferojë disa lojtarë në verë, pasi në janar nuk bëri asnjë transferim.

Skuadra londineze po tenton ta transferojë Nicolo Barellan nga Cagliari dhe Suson e Milanit, përcjell lajmi.net.

Për ta transferuar mesfushorin spanjoll, Arsenali duhet të paguajë 50 milionë euro, aq edhe sa është klauzola e tij.

Ndërsa, për t’i marrë shërbimet e Susos, topçinjtë duhet t’i ofrojnë 40 milionë euro te Milani. /Lajmi.net/