Arsenal – Leicester, ky është rezultati i pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Arsenal – Leicester.

Sport

22/10/2018 21:51

45 minutëshi i parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, shkruan lajmi.net.

Ishte autogoli i Bellerin që zhbllokoi rezultatin e këtij takimi. për ti dhënë epërsinë Leicesterit.

Edhe pse Arsenal konsiderohej favorit në letër para takimit, fusha e blertë tregoi pasqyrë tjetër.

Leicester nuk ishte inferior në asnjë moment dhe rrezikoi portën e “Gunners” në disa raste.

Megjithatë, ishte Ozil i cili barazoi rezultatin një minut para fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë pritet të sjelli edhe më shumë spektakel. /Lajmi.net/