Arsenal konsiderojnë transferimin e yllit të Argjentinës

Arsenal po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit nga Argjentina.

Sport

16/12/2018 08:10

Londinezët kanë hapur bisedimet me Boca Juniors për një transferim të mundshëm të Cristian Pavon, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Besohet se Arsenal do të jenë të gatshëm të paguajnë rreth 45 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Thuhet se Unai Emery është admirues i 22 vjeçarit, i cili kishte pasur paraqitje të mira edhe në Kupën e Botës.

Për yllin e Bocas, interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër nga Premierliga, Fulham, por duket se ata nuk do të jenë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Bocas. /Lajmi.net/