Arsenal fiton, por eliminohet (Video)

Arsenali ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-0 në udhëtim te Monaco, mirëpo nuk ka arritur të kualifikohet për më tej, pasi është mposhtur në Angli me rezultat 3-1.

Sport

17/03/2015 22:37

Olivier Giroud në minutën e 36′ shënoi për të kaluar skuadrën e Arsenalit në epërsi, dhe për të ndezur atmosferën.

Sidoqoftë, në minutën e 79′ Aron Ramsey shënon për të dyfishuar epërsinë e Arsenalit dhe që minutat e fundit të takimit të jenë sa më emocionante.

Edhe pse Arsenali tentoi deri në fund, nuk arriti të shënojë dhe golin e tretë, duke u eliminuar kështu nga Liga e Kampionëve pasi u mposht në Angli me rezultat 3-1.

https://vine.co/v/OVpA6ZvDAeg
https://vine.co/v/OVpjUMEgwzH