Arsenal fillon bisedimet me trajnerin e ri

Mikel Arteta është kandidati kryesor për pasardhës të Arsene Wengerit në postin e menaxherit të Arsenalit.

Sport

17/05/2018 09:54

Arsenal do të fillojë sot bisedimet me Mikel Artetan për emërimin e tij në postin e menaxherit, raporton “Sky Sports News”.

Ish mesfushori i “Gunners” është kandidati kryesor për pasardhës të Arsene Wengerit.

Nëse emërohet, Arteta do të ketë në dispozicion rreth 50 milionë funte për përforcime gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan “Sky”, përcjell “lajmi.net”.

Drejtuesit e Arsenalit që janë përgjegjës për emërimin e menaxherit të ri, pritet që sot t’i fillojnë bisedimet me Artetan. /Lajmi.net/