Arsenal feston ndaj Tottenhamit

Shkodran Mustafi dhe Alexis Sanchez shënuan golat në fitoren e Arsenalit ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0.

Sport

18/11/2017 15:22

Arsenal ka shënuar fitore në derbin e qytetit ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0.

“Gunners” ishin më të mirë se kundërshtari dhe morën pikë të plota në ballafaqimin e zhvilluar në Emirates Stadium.

Shkodran Mustafi kaloi Arsenalin në epërsi pas një goli me kokë, përcjell “lajmi.net”.

Po ashtu, në pjesën e parë, Alexis Sanchez shënoi nga afërsia golin që doli të jetë i rezultatit final të takimit. /Lajmi.net/