Arsenal e transferon falas yllin e Man Utd

Arsenal janë të etur të nënshkruajnë me Juan Matan nga Manchester United, me lojtarin që ende nuk ka arritur marrëveshje të re me ‘Djajtë e Kuq’.

Sport

09/11/2018 09:04

Reprezentuesi spanjoll, Juan Mata, mund të largohet nga Manchester United verën e ardhshme, por mund të mbetet në Premierligë.

Anësori që shënoi një gol të bukur në fitoren e Manchester United në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, po kërkohet nga Arsenali.

‘DailyMail’ shkruan se 30 vjeçari ende nuk ka marrë ndonjë ofertë nga Manchester United për vazhdimin e kontratës, dhe mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme, përcjell ‘lajmi.net’.

Dhe këtë situatë, më së miri kërkon ta shfrytëzojë Arsenal, që dëshiron t’i fitojë shërbimet e ish lojtarit të Chelsea dhe Valencias./Lajmi.net/