Arsenal e kërkon De Jongun

Nigel de Jong mund të largohet nga Milani gjatë verës. Dhe, interesim për mesfushorin holandez kanë shprehur dy klubet angleze, Arsenali dhe QPR.

Sport

11/06/2014 00:52

Arritja e Filippo Inzaghit në bankinën e Milanit mund ta ndryshojë mesfushën Rossoneri. Sipas portalit britanik \’Mirror\’, Nigel De Jong, nuk dihet nëse do ta vesh apo jo fanellën kuq e zi edhe sezonin tjetër.

Për këtë, flitet se përfaqësuesi holandez mund të largohet nga San Siro. Për ish futbollistin e Manchester Cityt, interesim kanë shprehur Arsenali dhe Queens Park Rangers.

De Jong i kaloi dy sezone fantastike me Milanin, i cili megjithatë zhgënjeu me paraqitje.