Arsenal e gjen te Barcelona zëvendësuesin e Ramsey

Arsenal po kërkon transferimin e mesfushorit Denis Suarez, derisa reprezentuesi spanjoll po kërkon të largohet në janar nga Barcelona, në kërkim të më shumë minutave në fushë.

Sport

15/12/2018 09:13

24 vjeçari i cili për dy vite ka qenë edhe lojtar i Manchester Cityt, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valvede, dhe në janar po kërkon të largohet nga ‘Camp Nou’, shkruan Independent, përcjell ‘lajmi.net’.

E ardhmja e Denis Suarez shihet në Premierligë, me Chelsea dhe Arsenalin që së fundi ka hyrë në garë për shërbimet e tij.

Është trajneri Unay Emery që po mendon transferimin e Suarez, si zëvendësues të Aaron Ramsey, që në fund të sezonit largohet nga Arsenal.

Unay Emery e njeh mirë talentin e Denis Suarez, me të cilin ka punuar te Sevilla, para se ky i fundit të transferohej te Barcelona.

Denis Suarez që në vitin 2016 kaloi te Barcelona, deri më tani ka regjistruar 45 paraqitje në La Liga, ku ka shënuar edhe tri gola./Lajmi.net/