Arsenal dhe Sporting ndahen “në paqe”

Ka përfunduar takimi ndërmjet Arsenal dhe Sporting.

Sport

08/11/2018 22:57

Ndeshja ka përfunduar me barazim 0:0, në një ndeshje që tregoi pamje më të mira se rezultati, shkruan lajmi.net.

Vlen të cekët minuta e 26’ e cila ishte fatale për sulmuesin e Arsenal, Danny Welbeck, i cili theu këmbën.

Në vazhdim, ndeshja tregoi disa raste nga të dyja skuadrat, mirëpo konkretizim nuk pati në asnjërën anë.

Minuta e 87’ tregoi një karton të kuq, në dëm të Jeremy Mathieu të Sportingut.

Me këtë barazim, Arsenal udhëheq grupin me 10 pikë, ndjekur pikërisht nga Sporting me 7 pikë.

Nga tri pikë grumbullojnë Vorskla dhe Qarabag. /Lajmi.net/