Arsenal cakton çmimin për shitjen e Bellerinit

Arsenal kërkon 56 milionë euro për shërbimet e Bellerin i cili së fundmi ka zgjuar interesim nga Juventus.

Sport

13/03/2018 09:36

Arsenal është duke konsideruar mundësinë e shitjes së mbrojtësit të krahut, Hector Bellerin.

“The Sun” shkruan se Bellerin mund të largohet nga Emirates Stadium pas përfundimit të këtij sezoni.

“Gunners” kanë caktuar çmimin për shitjen e tij, gjatë afatit kalimtar të verës.

Arsenal kërkon 56 milionë euro për shërbimet e Bellerin i cili së fundmi ka zgjuar interesim nga Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Shitja e Bellerin mund të bëhet për të financuar blerje të reja në Arsenal, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/