Arsenal cakton çmimin e shitjes së Ozilit

Arsenal kërkon33 milionë euro për shitjen e Mesut Ozilit në janarin e vitit 2018.

Sport

10/11/2017 09:59

Arsenal ka caktuar çmimin për shitjen e mesfushorit Mesut Ozil.

“Gunners” kërkojnë 33 milionë euro për shitjen e yllit gjerman në janarin e vitit 2018, raporton tabloidi britanik “Daily Star”.

Arsenal është dorëzuar në shpresë se Ozil do të nënshkruajë kontratë të te në Arsenal, pasi ajo e tanishmja do të skadojë në fund të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Ozil spekulohet se ka zgjuar interesim nga rivali i Premierligës, Manchester City. /Lajmi.net/