Arsenal arrin marrëveshje me skuadrën gjermane për portierin e njohur

Arsenal ka kompletuar transferimin e portierit Bernard Leno nga Bayer Leverkusen.

Sport

18/06/2018 18:26

Portieri 26 vjeçar gjerman do të vazhdojë karrierën në Premierligë te skuadra e Arsenalit.

‘Bild’ raporton se Arsenal ka arritur marrëveshje me Leverkusenin për transferimin e Lenos, zyrtarizimi i të cilës pritet të ndodhë nesër (e martë).

Leno është vetëm 26 vjeçar dhe portën e Bayer Leverkusen e ka mbrojtur që nga viti 2011.

Ai po ashtu ka edhe pesë paraqitje për Kombëtaren e Gjermanisë./Lajmi.net/