Arrinë në 101 numri i të vdekurve në Mekë, vinçi ishte i firmës së Bin Ladenit

Ka shkuar në 101 numri i të vdekurve nga rrëzimi i vinçit në Xhaminë e Madhe të Mekës.

Bota

11/09/2015 22:35

Së paku 200 persona janë të lënduar në aksidentin që besohet se e shkaktuan erërat e fuqishme dhe vetëtimat.

Daily Mail ka publikuar një raport në të cilin thuhet se vinçi i rrëzuar i përket firmës së Bin Ladenit, personi i cili mori përsipër sulmin mbi Kullat Binjake.

Pikërisht në këtë ditë, para 14 vjetësh, në Amerikë u vranë mbi 2 mijë persona nga sulmet me aeroplanë.