Arrinë Jaguar XE 2016

Harrojeni Jaguarin e vjetër dhe kënaqni sytë tuaj me modelin e sapoardhur, 2016 XE.

Auto & Tek

09/09/2014 23:21

Modeli i ri i Jaguar është përfundimisht në shitje dhe shënon një epokë të re për krijuesin britanez të veturave.

Duke pretenduar se është një veturë tejet e mirë, XE është më i ngushtë përpara dhe mi gjerë mbrapa.

Sikur sedanët më të mëdhenjë XF dhe XJ, XE vjen me një profil të ngjajshëm të coupe dhe ka një koeficient të tërheqjes vetëm 0.26, transmeton Lajmi.net.

Vetura ka një kapak të skulpturuar fuqishëm, rrota opcionale 20 inç dhe shumë elemente stiluese të marrura nga F-Type që bën veturat e tjera si BMW 3 Series të duken të mërzitshme.

Për të arritur fuqinë e duhur XE S është i fuqizuar me një motor super-mbushës V6 që prodhon 340 kuaj-fuqi dhe 332 çifte rrotulluese.

Vetura mund të arrijë 92kmh në vetëm 4 sekonda dhe shpejtësia e saj maksimale është elektronikisht e kufizuar në 250kmh, transmeton Lajmi.net.