Arrin në Kosovë kryediplomati gjerman

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë sapo ka arritur ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Lajme

14/02/2018 19:16

Një delegacion nga ekzekutivi kosovar ka dalë për ta pritur kryediplomatin gjerman i cili tani ka arritur në Kryeministri, ku po takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai sapo ka arritur nga Beogradi dhe është pritur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj takon ministrin e jashtëm gjerman
Haradinaj dhe Gabriel pas pak pritet të mbajnë një konferencë për media. /rtk