Arrin në 43 numri i të vdekurve nga Uragani Florence

Së paku 43 persona kanë humbur jetën gjatë motit me stuhi në bregun jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili hasi në goditje të uraganit Florence që më vonë u shndërrua në nivel të stuhisë tropikale dhe vlerësimet janë se moti me stuhi mund të shkaktojë dëme deri në 170 miliardë dollarë.

Bota

23/09/2018 10:24

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, konfirmoi se në këtë rajon për vdekje pësuan 32 persona, ndërsa 11 në Karolinën e Jugut dhe Virxhinia.

Ai theksoi se ekipet në terren vazhdojnë të punojnë për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet.

“Janë kryer rreth pesë mijë aksione shpëtimi në këtë rajon”, tha Cooper.

Një numër i madh i shtëpive në rajonin e Karolinës së Veriut dhe të Jugut dhe Virxhinia janë përmbytur.

Përmbytjet përgjatë dy Karolinave shkaktuan probleme të mëdha për popullatën, ndërsa më shumë se një milion njerëz mbetën pa energji elektrike.