Arrin në 13 numri i të vdekurve në aeroportin e Brukselit, ndiqeni live (Video)

Ka arritur në 13 numri i të vdekurve në aeroportin e Brukselit, Zaventem, pas dy shpërthimeve që ndodhën aty.

Bota

22/03/2016 10:18

Ndërsa në metro ende nuk ka asnjë të dhënë për të vdekur.

Kryeministri belg, ka thënë se po ndjekin me vëmendje minutë pas minute se çfarë po ndodh, raporton lajmi.net

Ndërsa ministri i transporteve ka njoftuar se rrugës për transport tashmë janë bllokuar tërësisht.

Mediat raportojnë se paniku ka kaluar Brukselin, dhe dyshohet se shpërthimet mund të përhapen edhe më shumë.

Ndërsa misnitri i brendshëm ka deklaruar se niveli i terrorit ka arritur në maksimum.

Shpërthimet vijnë pas arrestimit të të dyshuarit kryesor për sulmet në Paris, arrestim ky që u zhvilluar pak ditë më parë nga autoritetet belge.

Pas pak pritet që autoritet belge të dalin në konferencë për të deklaruar se qfarë ka ndodhur saktësisht, e edhe me shifra të sakta për të vdekurit, lënduarit dhe dëmet./ Lajmi.net

YouTube player