Arrin 1 milion ndjekës në Instagram, kështu feston Luana

Moderatorja Luana Vjollca është një prej femrave më të bukura të ekranit shqiptar.

ShowBiz

08/01/2018 08:00

Tash e sa muaj, Luana është e angazhuar në drejtimin e emisionit “Shiko kush luan”, në të cilin vëmendjen më të madhe e merr vetë ajo, shkruan lajmi.net.

Prej muajsh, Luana ka qenë në listën e dhjetë personave më të ndjekur në rrjetin social Instagram.

Ndërsa, mbrëmë ajo bëri të ditur që kjo shifër ka arrit në 1 milion ndjekës dhe që në mënyrë të veçantë ajo falënderoi secilin prej tyre.

E veshur me një fustan të bardhë, i cili i vinte në pah linjat bombastike trupore, moderatorja u shfaq pranë pemës së Vitit të Ri dhe shkroi “1 M”.

Kujtojmë që prej fytyrave pubkike që veprojnë dhe jetojnë në Shqipëri apo Kosovë, këtë shifër ndjekësish e ka arritur vetëm Enca Haxhia dhe reperi Noizy. /Lajmi.net/