Arrijnë të ftuarit e parë për dasmën e Princit Harry dhe Meghan Markle

Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle ka marrë vëmendjen në mbarë botën.

ShowBiz

19/05/2018 11:36

Për të ndjekur çdo detaj nga dasma e çiftit ka interesim të madh të qytetarëve që kanë shkuar për të shikuar nga afër dasmën, shkruan lajmi.net.

Mediet e huaja po përcjellin ceremoninë nga vendi i ngjarjes, ndërsa tashmë kanë filluar të arrijnë edhe të ftuarit e parë.

Oprah Winfrey ka qenë njëra ndër të ftuarat e para që ka arritur në ceremoni, e veshur me një fustan pink dhe një kapele, po ashtu edhe Serena Williams e veshur me po të njëjtën ngjyrë.

Pas saj, Idris Elba dhe Sabrina Dhowre, Earl Spencer, vëllai i Dianës, Princeshës së Walesit dhe ish e dashura  e Princit, Chelsy Davy.

Po ashtu, çiftet David dhe Victoria Beckham, Amal dhe George Clooney . /Lajmi.net/