Arrijnë refugjatët e parë në Slloveni, Kroacia mbylli kufirin e saj me Serbinë

Treni me rreth 150 refugjatë nga Kroacia arriti në Dobova, dhe mbrëmë vonë është nisur për Lubjanë, ku vazhdoi për Postojna ku ndodhet qendra e pritjes.

Lajme

18/09/2015 15:41

Pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme se autoritetet sllovene do t’i kthejnë refugjatët në Kroaci, ka ndodhur ndryshimi i këtij vendimi dhe treni i pasagjerëve morri statusin e “mjetit hekurudhorë për qëllime të veçanta”, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA) nga Dobova në Sllaveninë lindore.

Me vendim të Ministrisë kroate të Punëve të Brendshme (MPB), kalimi kufitar Tovarnik, llok, Ilok2, Principovac, Principovac2, Batina dhe Erdut, që ndodhen në kufi me Serbinë, nga mesnata janë të mbyllura.

Duke pasur parasysh se deri në orën 22:00, në territorin kroat, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, kanë hyrë 11,003 emigrantë, Kroacia ka vendosur të mbyllë këto kalimet kufitare me Serbinë, dhe kështu të reduktojë ose të ndaloj valën e refugjatëve.

Deri kur do të qëndrojë i mbyllur kufiri me Serbinë do të konfirmohet sot, pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kroacisë.