Arrihet marrëveshja, ylli i madh nga Chelsea transferohet në Milan (FOTO)

Milan pret një përforcim të madh nga Chelsea.

Merkato

17/04/2017 10:04

Milan ka arritur marrëveshje verbale me mesfushorin e Chelseas, Cesc Fabregas. Sipas mediave italiane, palët kanë gjetur pajtimin që ylli spanjoll të transferohet në San Siro, gjatë afatit kalimtar të verës.

Fabregas ka kërkuar pagë prej 4.5 milionë euro dhe bonuse për të nënshkruar me Milanin, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Chelsea kërkon 25 milionë funte për transferimin e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy