Arrihet marrëveshja, Yerry Mina në Premierligë

Ka marrë fund telenovela për të ardhmen e Yerry Mina.

Sport

06/08/2018 11:40

Skuadra e Evertonit ka arritur më në fund marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Yerry Mina në Premierligë.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Goal.com’, që raporton se mbrojtësi kolumbian do t’i kushtojë Evertonit 32 milionë euro.

Mina ka qenë në shënjestër edhe të Manchester United, që në kohën e fundit janë fokusuar te Toby Alderweireld i Tottenhamit dhe Jerome Boateng i Bayern Munich./Lajmi.net/