Arrihet marrëveshja, Sanchez te gjiganti i Premierligës

Alexis Sanchez do të vazhdoj karrierën në Premierligë, por jo te Arsenali.

Sport

10/06/2017 18:00

Mediet në Kili raportojnë se 28 vjeçari ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn, skuadër kjo që drejtohet nga Pep Guardiola.

Është trajneri spanjoll që ka bindur lojtarin më të mirë të Arsenalit për t’iu bashkuar rivalëve të Cityt. Me Guardiolan, Sanchez ka punuar te Barcelona.

Nuk saktësohet shumë që City do t’i paguajë Arsenalit për Sanchezin, por kalimi i tij do të jetë transferimi më i madh i kësaj vere në Premierligë.

Sanchez përndryshe kërkohej edhe nga Bayern Munich./Lajmi.net/