Arrihet marrëveshja: Real Madrid po e transferon yllin e madh

Real Madrid e ka gati transferimin e parë për janar.

Sport

13/12/2018 11:35

Real Madrid është shumë afër që ta kompletoj transferimin e parë për afatin që po vjen.

Skuadra spanjolle ka arritur marrëveshje me River Platen për transferimin e Exequiel Palacios, përcjell “lajmi.net”.

Por, Real Madrid ka vendosur që transferimin e 20-vjeçari ta kompletoj pas Kupës së Botës për Klube.

Sipas ‘Marca’, madrilenët do ta kompletojnë transferimin e Palacios më 22 dhjetor. /Lajmi.net/