Arrihet marrëveshja, Rafinha në Inter

Rafinha në orët e ardhshme do të mbërrijë në Milano.

Sport

20/01/2018 08:07

Inter ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Rafinhas.

Mesfushori brazilian në orët e ardhshme do të mbërrijë në Milano.

Mediat italiane raportojnë se “Nerazzurrët” dhe “Blaugarana” kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij në Giuseppe Meazza në formë të huazimit, përcjell “lajmi.net”.

Por, klubi italian duhet të paguajë 35 milionë euro për blerjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/