Arrihet marrëveshja për EULEX-in, shkon në Kuvend në ora 18:00

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka pranuar se është arritur marrëveshja me EULEX-in për vazhdimin e mandatit të tij. Mirëpo, ka thënë se po e presin edhe konfirmimin nga Brukseli. “Është arritur marrëveshja me EULEX-in. Sot presim ta marrim konfirmimin nga Brukseli, letërkëmbimin. Kur ta marrin, do ta mbajmë një mbledhje…

Lajme

15/06/2016 13:36

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Isa Mustafa ka pranuar se është arritur marrëveshja me EULEX-in për vazhdimin e mandatit të tij.

Mirëpo, ka thënë se po e presin edhe konfirmimin nga Brukseli.

“Është arritur marrëveshja me EULEX-in. Sot presim ta marrim konfirmimin nga Brukseli, letërkëmbimin. Kur ta marrin, do ta mbajmë një mbledhje pasdite për ta miratuar Ligjin në procedurë të rregullt, e nesër t’ia procedojmë Kuvendit”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, Hajredin Kuçi ka thënë se ligji i ri për vazhdimin e mandatit të EULEX-it do të ketë një ndryshim “dhe presim që nesër ta shtojmë për pikë të rendit të ditës në seancë të Kuvendit, në mënyrë që EULEX-it t’i vazhdohet mandati”.

Qeveria pritet të mbajë edhe një mbledhje tjetër gjatë ditës së sotme, rreth orës 18:00, nga ku pritet të procedohen vendimet për në Kuvend.