Arrihet marrëveshja, Nainggolan lojtar i Interit

Radja Nainggolan mund të llogaritet një lojtar i Interit.

Sport

21/06/2018 19:32

Konfirmimet vijnë nga mediet më të mëdha italiane, që raportojnë për marrëveshjen e arritur mes Interit dhe Romës për mesfushorin belg.

Nainggolan do t’i kushtojë Interi plot 38 milionë euro.

Inter do t’i paguajë Romës 24 milionë euro, e po ashtu në marrëveshje janë futur edhe kartonët e Nicolo Zaniolo dhe Davide Santon, që janë cilësuar 14 milionë euro./Lajmi.net/