Arrihet marrëveshja, Memushaj bëhet me skuadër të re

.

Sport

17/01/2018 19:07

Siç raportojnë edhe mediat italiane, transferimi i Ledian Memushajt tek ekipi i Barit, mund të quhet një çështje e mbyllur.

Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet edhe javën e ardhshme, pasi është ekipi i Beneventos që kërkon ta ketë në dispozicion mesfushorin shqiptar edhe këtë fundjavë, për sfidën ndaj Bolonjas.

Tek Bari, Memushaj do të gjejë edhe mesfushorin tjetër të Kombëtares, Migjen Bashën.

Ndërkohë, për kartonin e vlonjatit, Bari do të shpenzojë plot 500 mijë euro, dhe ai do të firmosë një kontratë që e mban lidhur deri në vitin 2022.