Arrihet marrëveshja, Manolas nënshkruan me klubin e njohur deri më 2022

Kostas Manolas do të nënshkruajë me Romën deri në vitin 2022.

Merkato

12/10/2017 12:26

Kostas Manolas nuk do të largohet nga Roma. Mbrojtësi grek do të nënshkruajë kontratë të re me klubin italian.

“Corriere dello Sport” raporton se Manolas do të nënshkruajë me Romën deri në vitin 2022, përcjell “lajmi.net”.

Me marrëveshjen e re, Manolas do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon.

Kurse, në kontratën e re do të ketë klausolë prej rreth 35 milionë euro. /Lajmi.net/