Arrihet marrëveshja, Lucas Moura transferohet në Premierligë

Tottenham ka arritur marrëveshje me Paris Saint Germian që të transferojë Lucas Mouran.

Sport

29/01/2018 20:05

Anësori brazilian karrierën e tij do ta vazhdojë në Premierligë.

Është skuadra e Tottenhamit që i ka plotësuar kushtet atij dhe PSG-së, për transferimin në futbollin anglez.

Moura që kërkohej nga Manchester United, do t’i kushtojë Tottenhamit 27 milionë euro.

25 vjeçari te PSG kishte kaluar në vitin 2013 nga Sao Paulo për 37 milionë euro./Lajmi.net/