Arrihet marrëveshja, lojtari nënshkruan kontratë pesë vjeçare me Unitedin

Manchester United ka arritur marrëveshje me Luke Shaw, për vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite.

Sport

18/10/2018 13:29

Reprezentuesi anglez do të mbetet të Manchester United edhe për pesë vite.

23 vjeçari ka arritur marrëveshje me ‘Djajtë e Kuq’ për vazhdimin e kontratës.

‘BBC Sport’ raporton se Shaw do të nënshkruajë për pesë vite me Unitedin, që i siguron qëndron në ‘Old Trafford’ deri në vitin 2023.

Luke Shaw është pjesë e Manchester United që nga viti 2014, ku ishte transferuar nga Southamton.

Në këto katër sezone, Shaw ka regjistruar vetëm 50 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’, ku ka vuajtur edhe shumë lëndime./Lajmi.net/