Arrihet marrëveshja, Courtois pas Botërorit fantastik rikthehet në La Liga

Reali zgjidhë problemin e portierit.

Sport

17/07/2018 18:38

Real Madridi do të jetë skuadra e Thibaut Courtois për sezonin e ri.

Sipas mediave spanjolle, Reali ka arritur akordin me Chelsean, përcjellë “Lajmi.net”.

Reali do të paguajë 39 milionë euro për belgun.

Ky i fundit u shpall portieri më i mirë i Botërorit.

Madrilienët fillimisht kërkuan Alisson Becker nga Roma, por italianët kërkuan 80 milionë euro për të. /Lajmi.net/