Arrihet marrëveshja, Courtois në Real Madrid

Thibaut Courtois, së shpejti do të nënshkruajë për Real Madridin.

Sport

18/07/2018 07:13

Thibaut Courtois do të largohet nga Chelsea duke u transferuar në Real Madrid.

“El Partiazo de COPE” ka njoftuar se klubet kanë arritur marrëveshje për kalimin e portierit belg te skuadra nga Santiago Bernabeu.

“Los Blancos” do të paguajnë 35-40 milionë euro për shërbimet e portierit të shpallur si më i miri në “Kampionatin botëror 2018”, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Chelsea në vend të Courtois synon ta transferojë portierin e Romës, Alisson Becker, i cili kërkohet edhe nga rivali i Premierligës, Liverpool. /Lajmi.net/