Arrihet marrëveshja, Chiellini vazhdon në Juventus

Giorgio Chiellini së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re me klubin kampion nga Serie A.

Sport

09/06/2018 08:40

Giorgio Chiellini do të vazhdojë të jetë futbollist i Juventusit.

“Sky Sports” ka bërë të ditur se Chiellini së shpejti do të nënshkruajë kontratë të re me klubin kampion nga Serie A.

Chiellini aktualisht gjendet në Kanada për pushime verore, përcjell “lajmi.net”.

Por, pas rikthimit në Itali ai do ta zyrtarizojë vazhdimin e qëndrimit te skuadra nga Torino. /Lajmi.net/