Arrihet marrëveshja, Celina bëhet me skuadër të re

Bersant Celina edhe në sezonin e ri do të jetë pjesë e Championship në Angli.

Sport

30/07/2018 17:19

Sulmuesi i Kosovës do të largohet nga Manchester City për t’iu bashkuar Swansea Cityt.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Sky Sports’, që mëson se Manchester City ka arritur marrëveshje me Swansea City për transferimin e Celinës për pesë milionë euro.

21 vjeçari Celina, ka qenë titulluar në katër ndeshje për Cityn.

Ai sezonin e kaluar shënoi shtatë gola në 35 paraqitje për Ipswichin, tek e cila skuadër luajti në huazim./Lajmi.net/