Arrihet marrëveshja, Buffon zgjedh klubin e ri

Gianlugi Buffon pas largimit nga Juventus, do të nënshkruajë me kampionin e Francës.

Sport

30/05/2018 10:43

Gianlugi Buffon është duke sqaruar detajet e fundit para transferimit në Paris Saint-Germain.

Mediat italiane kanë njoftuar se portieri i lirë pas largimit nga Juventus, do të nënshkruajë me kampionin e Francës.

Marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i saj.

Buffon është i gatshëm ta vazhdojë karrierën duke zgjedhur ekipin e PSG-së. /Lajmi.net/