Arrihet marrëveshja, Blind shitet nga Man Utd

Daley Blind do të largohet nga Manchester United duke u rikthyer në Eredivisie të Holandës.

Sport

14/07/2018 14:09

Manchester United ka arritur marrëveshje me Ajax Amsterdamin për shitjen e Daley Blind në transferim me vlerë prej deri në 18.5 milionë funte.

Blind, 28 vjeç, nënshkroi me “Red Devils” nga Ajax mër 13.8 milionë funte më 2014 kur bashkëkombësi i tij holandez, Louis van Gaal ishte menaxher i ekipit nga Old Trafford.

I Aftë të luajë në mbrojtje dhe mesfushë, Blind ishte titullar me Van Gaalin, por hapësira e tij për lojë u kufizua pas ardhjes së Jose Mourinhos në postin e menaxherit në Manchester United, përcjell “lajmi.net”.

Ai luajti në finalen e FA Cup 2016 dhe finalen e Europa League ndaj Ajax Amsterdamit, në vitin e ardhshëm.

Klubi holandez besohet se do të paguajë fillimisht 14 milionë funte për Blind i cili do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare për rikthim në Ajax Amsterdam. /Lajmi.net/